Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
Prodhuesit e pemtoreve në Lushnje nuk kanë vendosur asnjëherë rrjeta për të mbrojtur pemtoret nga breshëri. Për fermerët ato janë të shtrenjta, ndaj plantacionet e tyre shpeshherë janë dëmtuar nga stuhitë dhe breshëri. Kërkesat e vazhdueshme të prodhuesve për ndihmë drejtuar qeverisë, këtë herë ranë në veshin e duhur. Për herë të parë në skemën kombëtare bujqësore aplikohet për t’u bërë pjesë e përfitimit të rrjetave kundër breshërit. “Rjetat kundër breshërit janë një kërkesë e fermerëve, të cilët kanë plantacione me pemë frutore, agrume apo vreshta. Më në fund, shteti shqiptar hap një skemë kombëtare, ku u jepet mundësia të gjithë fermerëve të aplikojnë për të fituar rrjeta kundër breshërit nga një deri në pesë hektarë, dhe shuma që jep shteti për një hektar është...