Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin me trafikim droge. Këto persona u arrestuan falë finalizimit të operacionit mes SPAK dhe autoriteteve të Finlandës, më 2 qershor. Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit: Besnik Spata, Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), Altin Musta, Kevin Qevani, Toni Kota (alias Tavani), Geraldo Seferaj, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha dhe Dorjan Luzaj. Në kërkim nga autoritetet janë edhe dy persona të tjerë. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së...
Burimi: Opinion.al