Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritje me llogaritjet e reja, pensionistët e 2025 rreth 6% përfitime më të larta
Një qytetar që mbyll vitet e punës këtë vit, mund të përfitojë një pension më të lartë. Koeficentet e miratuar për indeksimin të pagave, që shërbejnë për përllogaritjen e masës fillestare të pensionit japin mundësi për shtesa mujore rreth 6%. Thënë ndryshe, nëse një pension në vitin 2024 dilte në masën 30 mijë lekë, për këtë vit i njëjti pension del 31.800 lekë. Krahasuar me vitet e mëparshme, koeficientët e rinj përfaqësojnë një rritje prej 9,3% dhe si rezultat, masa fillestare e pensionit rritet rreth 2000 lekë, në varësi edhe të elementëve të tjerë që ndikojnë në përllogaritje. Strukturat e Sigurimeve Shoqërore tashmë kanë filluar të zbatojnë efektet financiare të llogaritjes së masës fillestare të pensionit për shkak të koeficientëve të rinj. Ndërkohë, deri në...