Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!
Kryeministri Rama nuk e kurseu një koment edhe për pagat e KLP e KLGJ të cilat i caktuan vetë dhe me rritje të konsiderueshme. Rama tha se këto dy institucione që s’mjaftohen me pagën, janë dështimi i reformës në drejtësi. E nëse sërish për to pagat s’mjaftojnë, tha kryeministri, “imagjinoni ç’mund të thotë nëpunësi i administratës.” “Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur KLGJ dhe KLP nuk iu mjafton paga, imagjinoni administratën. KLP dhe KLGJ janë dytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK e Gjykata e Posaçme janë fytyra e suksesit dhe kur KLP e KLGJ janë të dështimit dhe e qeverisin gjyqësorin më pak, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se ne këtu, imagjino si mund të...
Burimi:
javanews.al