Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritja e kredisë nuk ndalet, 17% më shumë për tremujorin e parë të vitit
👁7492
Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri në muajin mars dhe ndodhet në nivelet më të larta historike për tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar për muajin mars disbursoi 36.2 miliardë lekë kredi të reja, shifër kjo 20.3% më e lartë krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Për të gjithë tremujorin e parë, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 96.8 miliardë lekëve, në rritje me 17% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ajo që vërehet gjatë muajve të parë të këtij viti është një rikthimi...