Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim
Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing Street. Vendimi vjen në mes të kritikave të ashpra për mënyrën se si ajo menaxhoi një pronë me qira në pronësi të saj në Londrën Lindore. Në një letër drejtuar Kryeministrit britanik, Ali deklaroi: “Me zemër të thyer paraqes dorëheqjen time nga pozicioni i ministres”, duke shtuar se qëndrimi në këtë rol do të ishte një shpërqendrim nga puna ambicioze e kësaj qeverie, raporton Sky News. Skandali u zbulua nga e përditshmja “The i Paper”, e cila raportoi se katër qiramarrës në shtëpinë e Alit në Londrën lindore u njoftuan në nëntor se kontrata e tyre nuk do të rinovohej dhe kishin afat katër muaj...