Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritet numri i fletëve të votimit nga Diaspora, mbërrijnë zarfa të tjerë në Rinas
👁8658
Në kuadër të procesit zgjedhor, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur sot të tjera fletë votimi të dërguara nga shqiptarët që votojnë nga jashtë vendit. Zarfat nga Diaspora pritet të dërgohen për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të bëhet kontrolli për vlefshmërinë e çdo vote. Deri më tani, pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit vijon të jetë e qëndrueshme. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, rreth 600 zarfe mbërritën në Shqipëri nga shtetas që jetojnë jashtë. Votimi nga Diaspora përfshin 85 shtete të ndryshme, nga të cilat priten ende dërgesa të tjera në ditët në vijim.