Rritet me 60% faturimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale

Rritet me 60% faturimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale

Drejtoria e Tatimeve thotë se është rritur me 60% faturimi i produkteve blegtorale dhe bujqësore pas aksionit që nisi në korrik për këtë sektor. Sipas administratës tatimore, po vijojnë monitorimet dhe kontrollet në të gjithë vendin për lëshimin e faturës nga subjektet që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale. Në fazën e parë të aksionit, brenda 20 ditëve u bënë 238 kontrolle në të 12 qarqet e vendit dhe në total u bllokuan 103 tonë produkte që shiteshin pa faturë.