Rritet kërkesa për punonjës në sektorin privat

Rritet kërkesa për punonjës në sektorin privat

Ekonomist, zhvillues softuerësh, por edhe punonjës shërbimi në fushën e turizmit janë disa nga profesionet më të kërkuara mes 6000 mijë vendeve të lira të punës të shpallura në portalin zyrtar të punësimit puna.gov.al. Pozicionet e punës variojnë sipas nivelit arsimor, ndërkohë që kërkesa e lartë lidhet me sezonalitetin e ndryshimeve në tregun e punës. “Disa nga profesionet që kërkohen më shumë për nivelin e lartë janë ekonomistë, menaxher dhe drejtues, inxhinierë, analistë dhe zhvillues softëer-ësh, drejtues në sektorin e hoteleri-turizmit. Ndërsa për arsim të mesëm dhe të ulët profesionet më të kërkuara janë kamarierë dhe banakierë, kuzhinierë, shoferë të...