Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2027. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, me financim të brendshëm për këtë zë buxhetor janë planifikuar gati 27.93 mld lekë, nga 27.7 mld lekë që ishte sivjet. Referuar listës së shpenzimeve, projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 5.52 mld lekë, për të gjithë lotet ku aktualisht është duke u punuar.  Për këtë projekt vitin që vjen nis financimi edhe për 3 faza të reja nga Ura e Grykshit deri në Peqin, si dhe për një fazë të re në drejtimin nga Elbasani, në Qafë – Thanë, ndërkohë që janë përfshirë dhe 2 faza të reja nga Peqini në Lekaj, por...