Rritet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Burrel, mes tyre dhe një fëmijë

Rritet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Burrel, mes tyre dhe një fëmijë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Burrel. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ish Agjensia’. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve (një 38 dhe një 34-vjeçar) dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 8 vjeç. Njoftimi i Policisë: Mat / Informacion paraprak Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A. L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip...
Burimi: Syri.net