Rriten lehtë temperaturat, por sërish ftohtë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Rriten lehtë temperaturat, por sërish ftohtë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Dita e sotme do të jetë me mot të qëndrueshëm. Edhe pse temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë, sërish masat ajrore janë të ftohta, sidomos në orët e para të mëngjesit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor nga orët e mesditës e pasdite era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi: Sot.com.al