Burimi:
Top-Channel.tv

Rriten çështjet në krahasim me vitin 2023/ Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme: 61167 dosje në shqyrtim! Ja vepra që zë vendin e parë
👁10651
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela dorëzoi sot raportin për kriminalitetin në Kuvend, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Sipas raportit, gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje të çështjeve prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,35 % në krahasim me vitin 2023; 22441 janë procedime penale të mbartura, me një rritje prej 6,59 % krahasuar me...