Rriten aplikimet në universitete, inxhinieritë, mjekësia dhe ekonomiku kryesojnë preferencat e të rinjve

Rriten aplikimet në universitete, inxhinieritë, mjekësia dhe ekonomiku kryesojnë preferencat e të rinjve

Numri i maturantëve që kërkojnë të regjistrohen në universitetet e vendit është rritur këtë vit akademik. Pas mbylljes së raundit të parë të aplikimeve, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar pohon se interesi i të rinjve është rritur ndjeshëm, krahasuar me vitet e fundit. “Ka qenë një nga proceset më të mira, së paku nga numrat, sepse krahasuar me vitet e kaluara kemi një rritje. Kemi pasur vitet e kaluara një numër stabil, kemi lëvizur poshtë 20.000. Sivjet jemi në 20.200 maturantë që kanë bërë aplikimin në portal.”, tha drejtori i RASH, Arjan Xhelaj. Për sa i përket universiteteve, maturantët vijojnë të preferojnë më shumë ato publike. Në fazën e aplikimeve, 76% e të rinjve synojnë universitetet publike, ndërsa 23 deri në 24% zgjedhin privatet. Megjithatë,...