Rrihet brutalisht biznesmeni në Tiranë. Autorët i ikin policisë

Rrihet brutalisht biznesmeni në Tiranë. Autorët i ikin policisë

Biznesmeni Laert Kasaj u dhunua barbarisht në mes të kryeqytetit dy ditë më parë. Pavarësisht se zona është e monitoruar nga kamerat e sigurisë, biznesmeni dhe vëllai i tij u sulmuan nga dy persona. Uniformat blu bëjnë me dije se, autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat dhe Oltian Kaja, të dy vëllezërit janë shpallur në kërkim. Autorët e dyshuar janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi përplasja. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Motivi i sherrit dyshohet se është prishja e...