Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rrëzohet palma në bulevardin e Durrësit, rrezikohen kalimtarët
Një incident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit, ku një palmë dekorative është rrëzuar në mes të rrugës, në bulevardin “Epidamn”. Si pasojë e rrëzimit, është bllokuar përkohësisht qarkullimi në zonë, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët, të cilët thonë se raste të ngjashme me rrëzimin e pemëve kanë ndodhur edhe më parë në këtë zonë.