Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur
Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen e së enjtes në Bosnjë-Hercegovinë, në zonën e Brçkos. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Sipas kryetarit të qytetit të Brçkos, Siniša Milić, bilanci paraprak i aksidentit është tre viktima dhe 12 të plagosur. Komanda e EUFOR-it ka konfirmuar se disa pjesëtarë të misionit kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Identiteti i personave të përfshirë dhe rrethanat e sakta të rrëzimit pritet të bëhen të ditura pas verifikimeve zyrtare. Ministria italiane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë, por për momentin nuk ka dhënë...
Burimi:
ntv.al