Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

Një avion luftarak F-4 Phantom është rrëzuar të shtunën pasdite gjatë aktivitetit ajror Athens Flying Week, në Tanagra të Greqisë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pilotët që ndodheshin në bord. Momenti i rrëzimit është regjistruar në video nga spektatorët dhe pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Në video, avioni shihet duke fluturuar në lartësi të ulët, më pas humb gradualisht humbur lartësi përpara se të përplaset me tokën. Sipas raportimeve fillestare, avioni u rrëzua pak pasi kishte nisur demonstrimin e tij, ndërsa qindra persona po ndiqnin shfaqjen nga afër. Dy pilotët e avionit, nuk arritën të aktivizonin sistemet e katapultimit. Në operacion u angazhuan 85 zjarrfikës, 23 automjete, dy grupe këmbësorësh të njësive speciale të zjarrfikësve dhe një ekip i EKAM. Për...