Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Një avion mallrash i Amazon Air ka dalë nga pista gjatë përpjekjes për t’u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke shkaktuar një aksident tragjik ku kanë humbur jetën pesë persona dhe janë plagosur rëndë pesë të tjerë. Avioni, një Boeing 767-300, ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos pak para se të rrëzohej. Pas përplasjes, avioni goditi edhe disa automjete që ndodheshin në tokë. Pas aksidentit, në zonë u mobilizuan menjëherë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa nga vendi i ngjarjes u raportua prani e tymit. Autoritetet urdhëruan anulimin e fluturimeve, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën operacionet në aeroport dhe në zonën përreth. Kryetarja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, konfirmoi se pesë persona kanë humbur jetën...