Rrezikuan jetën në det pas defektit të mjetit lundrues, policia Kufitare ndihmon dy turistët në Shëngjin

Rrezikuan jetën në det pas defektit të mjetit lundrues, policia Kufitare ndihmon dy turistët në Shëngjin

Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme. Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin...
Burimi: Kohajone.com