Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq
Greqia dhe Italia po shfaqen si dy nga shtyllat kryesore evropiane për mbrojtjen e anijeve tregtare në Detin e Kuq, në një kohë kur situata pranë ngushticës strategjike të Bab el-Mandeb po bëhet gjithnjë e më kritike. Përparimi i Huthëve përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit dhe presioni në rritje pranë kësaj pike të rëndësishme detare kanë rikthyer në qendër të vëmendjes nevojën për forcimin e pranisë detare evropiane në rajon. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka bërë thirrje për vendosjen e më shumë anijeve luftarake, duke vënë në dukje edhe rolin e Greqisë dhe Italisë në përpjekjet për garantimin e sigurisë së lundrimit. Në një deklaratë për Reuters, Crosetto tha se Greqia dhe Italia janë aktualisht dy vendet e Bashkimit Evropian që në thelb...
Burimi:
javanews.al