Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rreziku serb për Kosovën, Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt destabilizues në rajon. Këto deklarata Osmani i bëri gjatë vizitës së saj në Letoni, që është e para e një presidenti të Kosovës në këtë shtet. “Serbia vazhdimisht përpiqet të destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa ne vazhdimisht vetëmbrohemi. Në historinë e ekzistencës së shtetit tonë, asnjëherë nuk kemi pushtuar apo sulmuar as edhe një centimetër të territoreve të fqinjëve tanë. Ajo që kemi bërë gjithmonë – dhe që do të vazhdojmë të...