Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrezikonin të mbyteshin në det, shpëtohen dy pushues tek “Rana e Hedhun”
Rreth orës 17:30 të pasdites së sotme, tre shtetas shqiptarë të moshës 30–35 vjeç, të cilët po laheshin së bashku në det, janë përfshirë nga rrymat e forta detare si pasojë e përkeqësimit të motit në zonën e Ranës së Hedhun. Njëri prej tyre ka arritur të dalë në breg me forcat e veta, ndërsa dy të tjerët nuk kanë mundur të kthehen dhe janë tërhequr në thellësi. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të një vrojtuesi deti, i ndihmuar nga administratori i beach bar-it, ku të dy personat janë nxjerrë në breg në gjendje të stabilizuar. Autoritetet u bëjnë thirrje...