Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë
Një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det. Menjëherë pas sinjalizimit, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve mjekësore, në momentet e para gruaja ishte në gjendje të rënduar me rreth 70% kapacitet të dëmtuar të frymëmarrjes. Pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku...