“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

Dhoma Britanike e Tregtisë në Shqipëri shprehet kundër Paketës Fiskale të vitit 2027 dhe i bën thirrje qeverisë për rishikimin e saj, me argumentin se rritja e tatimit mbi dividendin, ndryshimet në TVSH dhe ulja e pragut të regjistrimit mund të rëndojnë bizneset, të ndikojnë tek investimet dhe të rrisin kostot për konsumatorët. Dhoma Britanike e Tregtisë shpreh shqetësimin për efektet që mund të sjellë paketa e re fiskale në ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorët me investime afatgjata dhe kontrata të lidhura më parë. “Ndryshimet e propozuara nuk duhet të vlerësohen vetëm në funksion të të ardhurave shtesë që mund të sigurojë buxheti i shtetit, por edhe për ndikimin që mund të kenë në vendimet e investitorëve, financimin bankar, punësimin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë”, thuhet...