Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet
Një pjesë e fasadës së një pallati në lagjen nr. 1 në Durrës pranë Universitetit, është shkëputur duke vënë kështu në rrezik jetën e kalimtarëve. Si pasojë e rënies së materialeve është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë pallatit. Në Durrës shpesh herë kanë ndodhur ngjarje të tilla, të cilat rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, veçanërisht të këmbësorëve që lëvizin pranë ndërtesave. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com