Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë
Një prej qytetarëve që iu bashkua marshimit protestues në kryeqytet, duke folur për News24, komentoi edhe protestën e paralajmëruar për 28 nëntorin. Sipas tij, kjo protestë pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Ai u ndal edhe te mënyra se si po zhvillohet marshimi aktual, duke sqaruar se qëllimi i protestuesve nuk është bllokimi i akseve rrugore, por pengimi i trafikut. Në mesazhin e tij, qytetari kërkoi mobilizim sa më të madh për 28 nëntorin, duke bërë thirrje që largimi i kryeministrit të realizohet pa përplasje dhe pa viktima. “Ne nuk na lejojnë të bllokojmë rrugë, ne po bllokojmë trafikun. Pjesëmarrja do të jetë e madhe. Dy herë është çliruar Shqipëria, ta bëjmë nëntorin e tretë. Sa më shumë pjesëmarrës më 28 nëntor. Ky...
Burimi:
gijotina.com