Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rrethimi i Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha
nga Dr. Genti Kruja Historia e komandantit legjendar Hasan Riza Pasha Në kohën kur në Vlorë më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia, të katër vilajetet Shkodra, Kosova, Janina dhe Manastiri ishin pushtuar nga disa ushtri të huaja. Në Shkodër mbahej ende në këmbë një armatë e madhe e përbërë nga ushtarë osmanë dhe rezervistë shqiptarë. Me sytë nga kufijtë veriorë, ushtria që nuk pranonte të dorëzohej, ishte fortifikuar fort në periferitë e Shkodrës që nga Taraboshi e Kraja e deri në fushat e Shtojit. Këndej pritej që të sulmonin malazezët e Krajl Nikollës, të etur për territore të reja, të bindur se kishte ardhur dita për të pushtuar Shkodrën. Ushtritë që ishin vendosur përballë përbëheshin: ushtria osmane 15 mijë ushtarë (5 mijë ushtarë aktivë dhe...