“Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë”- Integrimi, ish-ambasadori Bimo: BE ka mbyllur sytë ndaj reformave, vrulli europian…!
“Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian, por ritmi i mbylljes së kapitujve të negociatave ngre pikëpyetje mbi peshën që po i kushton Bashkimi Europian reformave.” Kështu u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, në emisionin “Real Story”, duke argumentuar se zhvillimet gjeopolitike po ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës. Deklaratat e tij vijnë pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar sot në Luksemburg, ku u formalizua mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Bimo ngriti gjithashtu shqetësime për zbatimin e reformave, funksionimin e institucioneve dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë ndaj qytetarëve. “Vrulli i europianëve për të integruar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Ukrainën është më shumë për t’iu...
Burimi:
javanews.al