Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës
Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës së premte. Por jo të gjithë kanë të njëjtën ndjesi. Një grup banorësh në pallatet e rrugës së Currilave, buzë detit, vazhdojnë ta shohin kodrën mbi banesat e tyre si një rrezik të përhershëm shembjeje. Katër muaj më parë, muri mbrojtës prej betoni u këput nga dherat e ngarkuara me lagështirë, ndërsa pishat u shkulën dhe u mbështetën mbi katin e parë të pallateve. Specialistët janë të bindur se pallatet janë ngritur në vendin e gabuar dhe se formacionet ranore dhe argjilore e bëjnë mjaft të lehtë rrëshqitjen drejt nivelit zero, pra drejt detit. Prof. Adem Hyseni e monitoron këtë zonë që nga viti 1974, kur përgatiste studimet...
Burimi:
syri.net