Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës që të përfundojnë në det!

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës që të përfundojnë në det!

Nga Gëzim Kabashi (BIRN) Bashkia ka përgatitur akt-ekspertizën dhe vlerësimin e aftësisë mbajtëse strukturore të një prej ndërtesave të dëmtuara nga rrëshqitjet e dheut, por ndërhyrja pret miratimin nga ministritë e linjës dhe alokimin e fondeve nga qeveria. Pas katër muajsh me thatësirë dhe temperatura të larta, durrsakët i pritën me kënaqësi reshjet e ditës së premte. Por jo të gjithë kanë të njëjtën ndjesi. Një grup banorësh në pallatet e rrugës së Currilave, buzë detit, vazhdojnë ta shohin kodrën mbi banesat e tyre si një rrezik të përhershëm shembjeje. Katër muaj më parë, muri mbrojtës prej betoni u këput nga dherat e ngarkuara me lagështirë, ndërsa pishat u shkulën dhe u mbështetën mbi katin e parë të pallateve. Specialistët janë të bindur se pallatet...