RRËQETHËSE/ Humben jetën pas shpërthimit, çifti shqiptar ishin në pritje të fëmijës së parë
Eris Cani, shqiptarja që humbi jetën pas shpërthimit të fuqishëm dhe shembjes së një godine në Athinë, mësohet se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të parë. Sipas raportimeve të mediave greke, Erisa dhe bashkëshorti i saj, Florin Hoxha, sapo ishin martuar dhe ndodheshin në Athinë për pushime. Udhëtimi, që duhej të ishte një periudhë e gëzueshme për çiftin, u shndërrua në tragjedi pas shpërthimit që çoi në shembjen e ndërtesës. Çifti humbi jetën së bashku me Florida Hoxhën, motrën e Florinit, dhe partnerin e saj amerikan, Ian Alexander Kirkpatrick. Sipas një mikeshe të viktimave, Nikoleta Gjoni, Erisa dhe Florini ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, një vajzë. “Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar sepse prisnin fëmijën e tyre të...
Burimi:
ntv.al