Rregullorja e re e GJKKO, reagon OSBE: Kufizimet ndaj medias të kenë bazë të qartë ligjore dhe të jenë proporcionale! Ja 9 rekomandimet
Zyra e OSBE-së në Tiranë duket se i sheh problematike një pjesë të dispozitave të Rregullores së re të GJKKO-së të cilat janë kundërshtuar fort nga mediat për shkak të censurës që ato imponojnë mbi veprimtarinë e përditshme të gazetarëve. Në një reagim për Report Tv, pasi ka analizuar dokumentin e prodhuar nga Gjykata, i cili ka hyrë në fuqi më 1 shtator, OSBE-ja vëren se Rregullorja e cila i dedikohet sigurisë, në tërësi “ndjek qëllime legjitime, por disa nga kufizimet e saj në lidhje me median duhet të interpretohen dhe zbatohen në mënyrë specifike, në bazë të një vlerësimi individual dhe duke marrë në konsideratë alternativat më pak kufizuese”. Në komentin e saj, OSBE-ja thekson se “çdo kufizim që ndikon në pjesëmarrjen e medias,...
Burimi:
javanews.al