Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës, udhëtarët janë përballur me një tjetër shqetësim: çmimet e larta shtesë për transportin e tyre. Shoqata italiane e mbrojtjes së konsumatorëve, Assoutenti, paralajmëron se mungesa e qartësisë dhe zbatimi i ndryshëm i rregullit nëpër aeroporte mund të shkaktojë kosto deri në 130 euro për pasagjerët. Sipas Assoutenti-t, aeroportet europiane nuk kanë një qasje të unifikuar. Edhe pse skanerët e rinj që lejojnë kontrollin e sigurt të lëngjeve në shishe mbi 100 ml janë instaluar në disa aeroporte si Milano Malpensa, Linate, Roma Fiumicino, Bologna dhe Torino, disa prej këtyre ende nuk e kanë zbatuar rregullin e ri. Pasagjerët, të paqartë mbi rregulloren që zbatohet në...