Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
👁10950
Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për rifitimin e shtetësisë shqiptare nuk ka qenë e lehtë. Shqipëria tani ka ndryshuar rregullat. Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që një pasaportë gjermane do t’ia lehtësonte ndjeshëm jetën – në punë, në udhëtime, në çdo marrëdhënie me shtetin – ndjenja e lidhjes me vendlindjen i mbeti gjithmonë e fortë. Por gjithçka ndryshoi gjatë një udhëtimi nga Saranda në Korfuz. “Mbaj mend në anijen me tim shoq dhe dy miqtë tanë gjermanë. Të...