Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj
Një 13-vjeçar nga Elbasani ka rrëfyer për emisionin “Në Kohë Reale” një histori të rëndë, duke pretenduar se gjatë muajit gusht ishte marrë me forcë dhe ishte detyruar të shiste qirinj në zonën e Malit të Tomorrit. I mituri ka folur për mikrofonin e emisionit me lejen e gjyshes dhe sipas dëshmisë së tij, ai pretendon se një burrë dhe një djalë iu afruan, ndërsa burri e kapi nga supi dhe e largoi me forcë. Ai pretendon gjithashtu se ishte dhunuar kur nuk arrinte të shiste qirinjtë dhe se telefoni i tij ishte thyer që në momentin kur kishin mbërritur në Tiranë. “I kërkova nënës 1 mijë lek për të blerë byrek dhe erdhi një burrë dhe një djalë, më kapi ai burri nga supi...
Burimi:
javanews.al