Rrahmani jep asistin që vulosi titullin kampion, Napoli shpërthen në festë për skudeton e 4-t në histori

Rrahmani jep asistin që vulosi titullin kampion, Napoli shpërthen në festë për skudeton e 4-t në histori

Titulli kampion shkon në Napoli. Ekipi i Antonio Kontes ka fituar skudeton numër 4 në historinë e klubit. Të kaltrit kanë mposhtur Kaljarin me rezultatin 2-0, duke zhvlerësuar fitoren me po të njëjtin rezultat të Interit kundër Komos. Mektominei zhbllokoi shifrat në minutën e 43-të, ndërsa në të 50-n Lukaku tundi rrjetën pas një asisti mjaft të bukur të dhënë nga Amir Rrahmani. Goli i belgut vulosi përfundimisht fitoren e Napolit e për rrjedhojë edhe titullin kampion. Festë e çmendur për napoletanët, që njihen për pasionin e tyre të jashtëzakonshëm për futbollin dhe për skuadrën e zemrës së tyre./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com