Burimi:
Vizionplus.tv

Roni dhe Alba kryejnë sfidën, çfarë vendimi mori Agai për qëndrimin e tyre te “fakiri”
👁12042
Roni dhe Alba po qëndrojnë prej të premtes mbrëma te fakiri si një dënim nga Agai. Sot, dyshja janë përballur në Ferma VIP me një sfidë e cila ka vendosur fatin e tyre. Fermerët ja kanë dalë me sukses dhe Agai i ka sjellë atyre lajmin e mirë. “Ish-fakir! Pas realizimit me sukses të sfidës së dhënë nga Agai, keni të drejtë të hyni në shtëpi dhe të vijoni bashkëjetesën normale me fermerët e tjerë. Të gjitha dënimet që kishit si fakir shfuqizohen. Kujdes, të sjellshëm në vijim. Agai nuk fal“, shkruhej në letrën që lumturoi Ronin dhe Albën./vizionplus.tv