Ronaldo u tërbua kur Modriç fitoi Topin e Artë, Benatia zbulon prapaskenat: Nuk e fshehu dot zhgënjimin!

Ronaldo u tërbua kur Modriç fitoi Topin e Artë, Benatia zbulon prapaskenat: Nuk e fshehu dot zhgënjimin!

Cristiano Ronaldo nuk e përjetoi aspak mirë humbjen e Topit të Artë në vitin 2018, kur çmimi më prestigjioz individual në futboll iu dorëzua Luka Modriçit. Ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, ka zbuluar prapaskena nga ajo periudhë, duke treguar se sa shumë e kishte shqetësuar portugezin ky rezultat. Në atë vit, Ronaldo vinte pas një sezoni të suksesshëm me Real Madridin, me të cilin kishte fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, trofeu individual shkoi për Modriçin, i cili kishte udhëhequr Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës në Rusi. Benatia kujton se Ronaldo ishte shumë i zhgënjyer kur mësoi se nuk do ta fitonte çmimin. “Mbaj mend vitin kur ai erdhi te Juventusi. Donte të fitonte Topin e Artë, por e fitoi Modriçi. Cristiano ishte aq...