“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

Cristiano Ronaldo thuhet se vendosi të largohej nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar në Kopenhagen sepse ndihej i “tradhtuar” nga Jorge Jesus. Ky pohim u bë nga gazetari spanjoll Edu Aguirre në programin “El Chiringuito”, i njohur për marrëdhënien dhe miqësinë e tij të ngushtë me sulmuesin portugez, e cila ka zgjatur prej shumë vitesh. Sipas rrëfimit të gazetarit spanjoll, pika e kthesës ndodhi pas një takimi të mbajtur të martën në mbrëmje, ku morën pjesë Cristiano Ronaldo, Jorge Jesus dhe Pedro Proença, president i Federatës Portugeze të Futbollit (FPF). Gjatë kësaj bisede, trajneri i ekipit kombëtar, shton i njëjti burim, pranoi se kishte gabuar kur kishte nxjerrë në nxemje CR7-ën për rreth 30 minuta dhe më pas nuk e kishte aktivizuar në ndeshjen kundër...