Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ronaldo në jaht, Cruz në Greqi/ Kur rehatia personale vlen më shumë se përgjegjësia
Cristiano Ronaldo dhe Ted Cruz: dy figura të njohura në botë, në fusha krejt të ndryshme, por me një sjellje që ngjason çuditërisht në thelb; shmangie ndaj një përgjegjësie publike, për hir të rehatisë personale. Të dy u gjendën në qendër të vëmendjes për të njëjtën arsye: vendosën të mos e prishin qetësinë e pushimeve, edhe pse përreth tyre kishte dhimbje, krizë dhe pritshmëri. Në rastin e Ronaldos, gjithçka nisi pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës, bashkëlojtarit të tij në kombëtaren portugeze. Lajmi tronditi gjithë vendin. Varrimi i Jotës ishte një ngjarje e rëndë dhe me shumë simbolikë për futbollin...