Ronaldo dhe Messi, rivaliteti më i madh i futbollit ndonjëherë. Deri kur?

Ronaldo dhe Messi, rivaliteti më i madh i futbollit ndonjëherë. Deri kur?

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Rivaliteti më i madh që ka njohur ndonjëherë sporti “mbretëror”. Një përballje epike që nisi në vitin 2009 me transferimin e portugezit te Real Madridi, që edhe sot mbetet e gjallë, edhe pse të ndarë fizikisht nga mbi 12.000 kilometra. Sigurisht, jo më me intensitetin e atyre viteve të lavdishme në La Liga, ku ndanin fushën, titujt dhe “Topat e Artë”, por edhe sot, në perëndim të karrierës, të dy tregojnë se talenti dhe etja për fitore nuk kanë vdekur, ndonëse po afrohen me të 40-at (Messit i duhen edhe dy vite për katër dekada jetë). Deri kur? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë. Cristiano po...