Ronaldinho si Jordan dhe Schumacher…; legjendat e sportit që nuk pranuan të tërhiqeshin përfundimisht
Më 15 nëntor, Ronaldinho do të rikthehet në fushë me fanellën e Ravenna, në derbin kundër Forli. Braziliani nuk është i pari kampion që ka vendosur të rifillojë një karrierë që dukej e përfunduar. Michael Jordan u tërhoq në vitin 1993, pas tre titujve radhazi në NBA, por u rikthye në vitin 1995 te Chicago Bulls, duke fituar edhe tre tituj të tjerë radhazi (1996-1998). Në vitin 2001 u rikthye sërish, këtë herë te Washington Wizards, duke luajtur deri më 2003. Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1, u tërhoq në vitin 2006, por në vitin 2010 u rikthye me “Mercedes”, duke garuar deri në fund të sezonit 2012. Magic Johnson u largua nga basketbolli në vitin 1991, pasi njoftoi se ishte prekur...
Burimi:
telesport.al