Romanet që u shndërruan në filma dhe seriale të paharrueshme
Letërsia dhe kinemaja kanë ndërtuar prej kohësh një marrëdhënie të veçantë, ku historitë e shkruara gjejnë një jetë të re përmes imazhit, interpretimit dhe gjuhës filmike. Disa prej këtyre përshtatjeve arrijnë ta ruajnë ndjeshmërinë e veprës origjinale, ndërsa të tjera e interpretojnë atë nga një këndvështrim i ri, duke e bërë historinë të flasë edhe përtej faqeve të librit. Në një përzgjedhje të publikuar nga Vogue, me 28 përshtatje të librave në filma dhe seriale që ia vlen të shihen ose të risillen në vëmendje, përfshihen vepra që kanë lënë gjurmë në letërsi dhe produksione që kanë tërhequr vëmendjen e publikut ndër vite. Mes tyre është “The Age of Innocence” (1993), filmi i Martin Scorsese-s, bazuar në romanin e Edith Wharton, që sjell një histori...
Burimi:
kultplus.com