Roma me fitore spektakolare ndaj Udinese, lumë golash në Friuli (video)
Roma ka marrë një fitore të rëndësishme 2-5 në transfertë ndaj Udinese, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Verdhekuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 10-të, ku Bryan Cristante zhbllokoi shifrat, duke shënuar me kokë, pas një krosimi perfekt të Wesley Franca. Roma shënoi tre gola të tjerë për gjashtë minuta. Në minutën e 31-të, aksion i shkëlqyer i verdhekuqve dhe pas një topi të Matias Soule për Cristiante, ky i fundit asiston për Rodrigo Mora, i cili dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 33-të, ishte radha e Donyell Malen për të gjetur golin, pas asistit të Matias Soule. Në minutën e 37-të, Soule kroson nga goditja e këndit, Evan Ndicka shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet...
Burimi:
telesport.al