Roli i Nazim Gafurrit në ndërkombëtarizimin e masa’krës së Bozhiqit 1921

Roli i Nazim Gafurrit në ndërkombëtarizimin e masa’krës së Bozhiqit 1921

Nga: Muhamet Pirraku  “Armiqtë nuk do të arrijnë të më vrasin: e para, para se ta hapi shkollën shqipe, e dyta, i kam shtruar vetës për detyrë të bëhem kurban i popullit tim, lirisë dhe bashkimit demokratik!” (betimi i Nazim Gafurrit, kur vendosi ta linte tregtinë për pasurim, për t’iu përkushtuar jetës politike) *** Ploja serbe mbi qenien shqiptare të Prapashticës e të Keçekollës e gjetkë në “festën” e Bozhiqit serb, prej 7-10 janarit 1921, pati për uverturë vrasjen e mbi 20 vetave, krerë me autoritet midis masave të popullit në mbarë Gallapin e Llapin nga viti 1919. Mirëpo, këtu nuk kemi vend të përmendim emrat e martirëve dhe të kriminelëve qeveritarë serbo-jugosllav, një për një, por as të thellohemi në përmasat e masakrës, por...