Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Nga: Agron Islami S’ka dyshim se 10 qershori i vitit 1878 – Lidhja Shqiptare e Prizrenit – shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të krijimit të shtetit dhe të kombit shqiptar. Gjithçka filloi nga elitat shqiptare që ishin pjesë aktive e jetës politike dhe kulturore në Stamboll, që hartuan platformën e parë politike shqiptare. Pikat kryesore që përbëjnë edhe ajkën programore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, fillimisht ishin bërë pjesë e aktivitetit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Stamboll, të themeluar më 1864. Më pas, këto ide patriotike – që për synim kishin ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, përmes zhvillimit të gjuhës dhe kulturës – u bënë tema në seancat e Parlamentit osman më 1877-‘88. Ishte deputeti shqiptar, përfaqësuesi i Janinës, Abdyl bej Frashëri, ai i...