Rodrygo është ‘zhdukur’, vetëm 2 gola në vitin 2025. Braziliani, jo më i paprekshëm

Rodrygo është ‘zhdukur’, vetëm 2 gola në vitin 2025. Braziliani, jo më i paprekshëm

Sezoni i trazuar i Real Madridit ka fytyrën e Rodrygo Silva de Goes. Dikur i pazëvendësueshëm dhe lojtar kyç në ndeshjet më të rëndësishme, gjithmonë vendimtar kur bëhej fjalë për sfida me peshë, braziliani është zbehur muajt e fundit, duke humbur gradualisht rëndësinë në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Rritja e Arda Güler dhe një sistem loje tepër i përqendruar rreth Mbappé e kanë detyruar të luajë rol dytësor në këtë vit 2025: vetëm 2 gola të shënuar, një në derbin e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve dhe tjetri në kampionat kundër Las Palmas (më 19 janar). Shifra të varfra për një sulmues mbi të cilin në të kaluarën Real Madridi ishte mbështetur shumë, por sot nuk duket më i domosdoshëm apo...