Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rodri sheh “dritë në fund të tunelit”, gati rikthimi në fushë
👁12089
Rodri sheh dritën në fund të tunelit. Rikuperimi i mesfushorit spanjoll të Manchester City, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator, po shkon mirë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rodri i ka idetë e qarta, ai synon që të kthehet në fushë në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace më 17 maj, ndërsa ka mundësi që të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube (14 qershor – 13 korrik). 28-vjeçari është pjesë e skuadrës që në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Atletico.