Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Robert Shvarc: Të ndjej, o mike e shpirtit tim!
E ç’të shpresoj tani për ritakime?Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,rënkime dhe shpresa që më dhelin! Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:t’i falem pastërtisë së panjohur,asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,asaj që deri tani nuk më ka ngrohur. Këtë e quaj unë shenjtërim –dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim! Por ja që mbetem prapë i vetmuardhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,më lumturon e prapë më trishton… E malli prapë më shtyn nëpër shtegtime,ku unë dalngadalë vras veten time.Dhe po humbas, por...